Nga Aleanca për Shqiptarët deklarojnë se situata me pandeminë po keqësohet dhe është evidente se po del jashtë kontrollit.
“Qeveria po dëshmon pa aftësi dhe rëndon jetën e qytetarëve në çdo fushë të jetës. Këtë gjë në lëkurën e vet e përjetojnë edhe mërgimtarët që po kthehen në vendlindje për të kaluar pushimet vjetore me njerëzit e familjes.
Pikërisht në kufi disave nuk ju pranohen testet e bëra në shtetet e perëndimit ku dhe punojnë dhe i detyrojnë të bëjnë teste në Maqedoninë e Veriut me çmime marramendëse edhe atë deri në vlerë prej 100 euro, që shkakton indinjatë dhe zhgënjim nga sjellje jo normale e shtetit ku ato janë lindur, investojnë dhe paguajnë tatimet si krejt qytetarët tjerë dhe bashkë me remitencat janë autorët kryesorë të mbushjes së buxhetit shtetëror.
Ne jemi dëshmitar se shumica e testeve janë donacione nga bashkësia ndërkombëtare dhe kërkojmë që për të njëjtat qytetarë të lirohen nga pagesa e tyre si në kufi ashtu edhe në institucionet shëndetësore brenda shtetit”, deklarojnë nga ASH.
Nga ASH kërkojmë që testet e bëra në shtetet perëndimore të pranohen si valide dhe të lejohet qarkullimi i lirë i mërgimtarëve tonë që e meritojnë, madje edhe më tepër se kjo./Telegrafi/
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...