Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët kërkon nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, që t’i lejë anash të gjitha angazhimet tjera dhe të merret me sigurimin e vaksinës anti-COVID. Nga kjo parti, gjithashtu i bëjnë thirrje OBSH-së që të ketë bashkëpunim ndërkombëtar dhe të gjitha shtetet të kenë qasje në vaksina.
“Jemi dëshmitarë se shumë vende siguruan dhe filluan vaksinimin e shtetasve të tyre dhe me hapa të sigurt e me fushatë adekuate, janë në rrugë të mirë që të arrijnë qëllimin kryesor, vaksinimin e 60-70% të popullatës, që do çonte deri në stabilizim të situatës epidemiologjike”.
“Për fat të keq, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi, do të presin edhe për një kohë të pacaktuar për realizim të këtij projekti kolosal shëndetësor por edhe ekonomik në nivel global. Çuditërisht, në këtë grup nuk është Serbia, e cila siguroi dozat e para, edhe pse nuk është anëtare e BE-së, e as e NATO-s, ndërsa Maqedonia e Veriut, si shtet me vdekshmëri më të madhe nga COVID 19 në Europë, duhej të kishte përparësi për vaksinim të popullatës kundër murtajës të shekullit 21. Aleanca për Shqiptarët, nëpërmjet Departamentit të Shëndetësisë i drejtohet: 1. Organizatës Botërore të Shëndetësisë me apel që programi COVAX, i nënshkruar nga rreth 170 shtete, nuk siguroi sasi të mjaftueshme të vaksinave dhe nuk respektoi prioritetet në këtë projekt të shekullit, duke lënë anash shtetet me të ardhura të mesme dhe të ulta, andaj apelojmë për bashkëpunim ndërkombëtar për të siguruar që të gjithë njerëzit të kenë qasje të barabartë në vaksina dhe trajtim gjatë pandemisë së koronavirusit, që mos paraqitet “vaksina nacionalizmi”, që na qenka e dëmshme më shumë se vet virusi, deklaratë kjo nga kryetari i OBSH-së.
2.Qeverisë të Republikës të Maqedonisë së Veriut që t’i lëjë anash të gjitha angazhimet dhe prioritet mbi të gjitha prioritetet të jetë sigurimi i vaksinave sa më shpejtë dhe sasi adekuate, duke përdorur të gjitha mekanizmat e mundshme, korrin diplomatik në vend, anëtarësinë në NATO dhe ndihmën e shteteve anëtare në Bashkimin Europian.
3.Ministrisë të Shëndetësisë me apel që të organizojë një takim multilateral me ministrat e shëndetësisë të Ballkanit Perëndimor, ku do të mirrej qëndrim për aplikim të përbashkët për sigurim të vaksinave nga sistemi COVAX, nga shtetet anëtare të BE-së ose në mënyrë direkte nga kompanitë farmaceutike. Poashtu apelojmë që Ministria e shëndetësisë të organizojë fushatë edukative për shëndet publik, ku qëllimi i saj do të ishte të përgatisë sa më shumë njerëz për vaksinim vullnetar dhe falas, për t’u siguruar qytetarëve sa më shumë informacion në lidhje me vaksinën, vetitë dhe efektet e saj, efektet e mundshme anësore dhe kundërindikacionet, si dhe organizimin dhe zbatimin e programeve të vaksinimit për të gjithë qytetarët që zgjedhin të vaksinohen”.
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...