Nga partia opozitare Aleanca për Shqiptarët thonë se po bëhemi dëshmitarë të një realiteti të hidhur dhe të një sistemi gjyqësorë gjithmonë e më të korruptuar. Po bëhemi dëshmitarë të drejtësisë së një anshme dhe të politizuar.
Po bëhemi dëshmitarë të vdekjes së shpresës për një ardhmëri në vendin tonë.
“Aleanca për Shqiptarët gjithmonë ka qenë e zëshme për të gjitha padrejtësitë që në vazhdimësi po bëhen. Por, rasti “Haraçi” përfundimisht fundosi kredibilitetin e Prokurorisë Publike Speciale, ku e dyshuar kryesore është kryeprokurorja Katica Janeva për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe përfshirje në korrupsion. Potencojmë që ky ishte momenti goditës për qytetarët ku edhe humbi besueshmëria e tyre në Prokurorinë Publike Speciale dhe sistemin gjyqësorë në përgjithësi”, thuhet në kumtesën e kësaj partie.
Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit e cila pranoi ankesën e ish-prokurores Katica Janevës duke ia lejuar asaj arrestin shtëpiak. Nga atje theksojnë se ka pasur dhjetëra raste të të burgosurve shqiptar për raste të montuara politike, ndaj të cilëve po e njëjta Gjykatë ka refuzuar të jep masën e arrestit shtëpiak.
“E rikujtojmë opinionin se Gjykata e Apelit vendosi në mënyrë të padrejtë edhe për rastin e Feta Alimit, e cila disa herë refuzoi kërkesën e palës mbrojtëse që Feta Alimi të dalë nga paraburgimi dhe të jetë në arrest shtëpiak. Ky është sistemi ynë i drejtësisë që shpesh herë funksionon me standarde të dyfishta, që njëherit është njolla më e zezë e shoqërisë sonë. Ky sistem drejtësie së bashku me policinë e shtetit që nuk arriti të parandalojë ikjen e Nikolla Gruevskit, është ai që nuk po sjell vendime gjyqësore për lëndët e hapura nga Prokuroria Publike Speciale, kjo është “drejtësia” që sot liroi në arrest shtëpiak Katica Janevën ndërsa mban me të pa drejtë Feta Alimin dhe shqiptarë tjerë për procese të montuara politike. Aleanca për Shqiptarët konsideron se kjo qeveri dhe influenca e saj në gjyqësor me vendime të tilla po mundësojnë ikjen nga përgjegjësia penale”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.
Nga atje thonë se kjo është një arsye më shumë që sistemi i drejtësisë duhet të reformohet urgjentisht, dhe të gjithë gjykatësit, prokurorët por edhe zyrtarët publik t’i nënshtrohen procesit të vetingut, dhe të mbajnë llogari për kredibilitetin e tyre profesional dhe moral.
Nga atje shtojnë ky sistem drejtësie, me gjykatës dhe prokuror partiak, të zgjedhur nga zyrat partiake OBRM-PDUKM-LSDM po bëhen pengesa kryesore që rrezikon jetën e mirëfilltë në vend, sigurinë e qytetarëve si dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE./telegrafi
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...