Aleanca për Shqiptarët në një njoftim për media ka bërë të ditur se vlerëson se emërimi i Rade Bullatoviç, një ish-udhëheqës i UDB-së për Ambasador të Serbisë në Shkup është provokim i rëndë për Maqedoninë si shtet dhe sidomos për shqiptarët për faktin se në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit u dëshmua se ishte e përfshirë direkt UDBA Serbe.
“I bëjmë apel Kryeministrit Zoran Zaev, gjithashtu dhe Kryetarit të Shtetit, Ministrit për punë të Jashtme dhe Kryetarit të Kuvendit që të veprojnë dhe të ndërmarrin masat e nevojshme që mos të kaloj një provokim i këtillë ende pa u zbardhur roli i punonjësit të Ambasadës Serbe i cili u gjend në Kuvendë në ngjarjet e 27 Prillit me ç’rast më rëndë e pësoi Kryetari i Aleancës Ziadin Sela dhe Zoran Zaev. Aleanca për Shqiptarët gjithashtu vlerëson se faktori politik Shqiptarë pjesëmarrës në pushtet nuk duhet të heshtë përball një provokimi të këtillë, përkundrazi duhet të merr përgjegjësinë politike dhe të arsyetoj pjesëmarrjen në pushtet”, thuhet në njoftim, përcjell Portalb.mk.
Aleanca për Shqiptarët si opozitë e vetme shqiptare nuk do të heshtë përball një provokimi të këtillë por do të ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme politike veçanërisht në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtarë EU dhe SHBA, thuhet më tej në njoftimin për media.
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...