“Shqiptarët në Maqedoni asnjëherë nuk kanë qenë në pozitë më të palakmueshme, kur duhet të marrin vendime të mëdha për të ardhmen e tyre dhe për përfaqësimin e shqiptarëve nëpër institucione kyçe shtetërore. Marrëveshjet e fshehta ndërmjet partnerëve të koalicionit kanë zhgënjyer tejmase shqiptarët, kjo vjen si rezultat i politikanëve të korruptuar, keqpërdorues të detyrave zyrtare, të kapur nga pushteti, duke treguar se s’kanë interes për realizimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.
Nga kjo parti ngrenë shqetësimin për uljen e përqindjes së shqiptarëve në institucionet shtetërore.
“Marrëveshja e arritur ndërmjet BDI-së dhe LSDM-së (2000 – LSDM-së dhe 1000 BDI-së ose 2 me 1) për punësimet në institucionet shtetërore nuk përputhet me përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore. Nëse në vitin 2016 përfaqësimi i shqiptarëve ishte 19,2%, në vitin 2017 ka rënë në 19.1 %, ndërsa 2018 ka rënë në 19%. Sigurt edhe në vitin 2019 ende do kemi rënie. Figurojnë edhe institucione ku vërehet diskriminim total. Kjo është në Agjencinë e filmit. Përfaqësimi i ulët i të punësuarve shqiptarë është edhe në gjyqësor. Në gjykatën supreme, nga 85 të punësuar, ka vetëm 6 gjykatës, të cilët janë të emëruar. Por nuk ka asnjë të punësuar në administratën gjyqësore në pozitat udhëheqëse ose jo udhëheqëse. Përfaqësimi i shqiptarëve këtu është vetëm 7.1 për qind. Fajin e hedhin tek mungesa e kuadrit. Numri i vogël i të punësuarve shqiptar është edhe tek Shoqëria Aksionare për bartjen e energjisë elektrike dhe menaxhimin me sistemin elektro-energjetik MEPSO”, thuhet në njoftimin e ASH-së.
Nga kjo parti nënvizojnë se në shumë institucione financiare përfaqësimi nuk është as 10 për qind të punësuarve shqiptarë. Është shumë e qartë që denigrimi i skajshëm i shqiptarëve në institucionet shtetërore po vazhdon.
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë