Partia politike Aleanca për Shqiptarët (ASH), ka reaguar ndaj ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi për siç thonë ata, mënyrës demagogjike për nisjen e procedurave për zgjidhjen e problemeve, e ndërkaq nxënësit vazhdojnë të mësojnë në gjuhën maqedonase dhe në objekte të vjetërsuara, transmeton portalb.mk.
Nga Aleanca për Shqiptarët kanë kujtuar rastin e shkollës në komunën e Çashkës, në fshatin Banjicë, në fshatin Kllukovec, në Njegosh dhe në Reçicë.
“Ishin pikërisht mediumet që e bënë publike rastin e nxënësve të Komunës së Çashkës. Qysh atëherë premtoi se do të angazhohet për zgjidhje, por ja edhe në këtë fillim të vitit shkollor nuk ka asnjë zgjidhje. Ministri akoma vazhdon me demagogji të pastër se ja ka nisur procedurat, por fëmijët shqiptar të këtyre trevave vazhdojnë të pësojnë. Ai në mënyrë demagogjike vazhdon të përdorë të njëjtat fraza sikur edhe përpara 7 muajve. Thotë se në shkollën Liria të Çashkës kanë nënshkruar se do të sigurojnë hapësira moderne. Imagjinoni, ende në fazën e nënshkrimit.
Poashtu shpreson të gjejë zgjidhje për nxënësit në fshatin Banjicë të cilët e ndjekin mësimin në gjuhën Maqedone. Imagjinoni ende shpreson, në vend që si ministër të ndërmerr masa të menjëhershme që të zgjidh problemin. Thotë se në Veles i ka ulur piket për regjistrim. Pra, ende e përmend fazën e barrierave teorike në vend që të zbatojë ligjin që garanton mësim në gjuhën amtare.
Thotë se në fshatin Kllukovec pret leje ndërtimi. Imagjinoni, dështimin e vet tenton ta mbulojë pas lejes së ndërtimit, diçka që nëse ka vullnet të mire, realizohet menjëherë. Por si duket. Në vend të lejes, mungon vullneti.
Fatkeqësisht fëmijët shqiptar pësojnë më së shumti prej këtyre demagogjive të Ministrit dhe të qeveritarëve aktual.
Avazi i njëjtë vazhdon edhe me shkollën fillore Njegosh në Idrizovë. Në këtë shkollë fëmijëve shqiptar prej klasës së pestë deri në të nëntën poashtu u mohohet e drejta e shkollimit në gjuhën amtare. Normalisht, në vend që ministri vet ti zbulojë rastet e këtilla, ishin gazetarët ata që e paraqitën rastin. Ministri shkon dhe bën teatër duke takuar kryetarin e Komunës i cili e nxjerr në blof duke thënë të vërtetën e hidhur se që 13 vite ska pasur asnjë kërkesë. Imagjinoni, ministri i arsimit nuk ka parashtruar asnjë kërkesë për mësim të fëmijëve në gjuhën shqipe qe 13 vite. Paturpësi dhe papërgjegjësi të klasit të parë.
Po i njëjti avaz vazhdon edhe me shkollën në Reçicë. Disa cikle zgjedhore premtohet ndërtimi i shkollës dhe përsëri fëmijët shqiptar ngelen vetëm me premtimet. Nuk ngeli kush nuk premtoi, ndërsa realizim konkret, akoma nuk ka”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e Aleancës.
Ata kanë kujtuar edhe rastin e marrjes së kompetencave në fushën e arsimit nga mini Ademi kundrejt kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, me çka vlerësuan se, ai është duke shfrytëzuar instancat shtetërore për ti fshehur skandalet e tij”.
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...