Degët e Aleancës për Shqiptarët (ASH), dhe të krahut të Afrim Gashit në Lëvizjen Besa, për qytetin e Tetovës, e mbështetin protestën kundër kazinos në Reçicë të Vogël.
Nga ASH-ja bëjnë thirrje deri te anëtarët dhe mbështetësit e kësaj partie që ta përkrahin këtë protestë të Bashkësisë Logale të Reçicës së Vogël.
Sipas tyre, kazinotë janë bërë element shkatërrues për tetovarët, dhe se kjo është pasojë edhe e Ligjit të tanishëm për lojra fati.
Ndërsa, nga krahu i Gashit thonë se e përkrahin protestën dhe i ftojnë qytetarët që t’i bashkangjiten të njëjtës, duke theksuar se prania e shumë kazinove dhe bastoreve është një tendencë e varfërimit moral të popullit./Telegrafi
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...