Partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, nëpërmjet një kumtese për media kanë akuzuar disa prokurorë në vend, se mbrojnë zyrtarët partisë në pushtet, BDI.
Nga ASH dhe AAA thonë se gjykatat dhe prokuroritë vazhdojnë të jenë të partizuara dhe të politizuara, duke iu referuar rastit me dënimin e funksionarëve të BDI-së Ejup Alimi dhe Ismet Guri.
“I tillë është rasti i prokurorëve të lartë Mustafa Hajrullai dhe Dilaver Bekteshi në Gjykatën e Apelit Shkup për funksionarët e BDI-së Ejup Halimi dhe Ismet Guri, të cilët kërkojnē t’ju pranohet ankesa e tyre, që të ju hiqen dënimet me burg dhe të kthehet në rigjykim lënda për falsifikim të rezultateve zgjedhore. Ky është një skandal i radhës dhe është një argument më shumë që vërteton pohimet tona se kryetar gjykatash, prokuror te lartë të instaluar nga BDI, anëtar të këshillit gjyqësor e prokurorial, vazhdojnë të mbrojnë zyrtarët e BDI të përshirë në krim e korrupsion. Pikërisht edhe kjo është arsye se pse deri tani nuk ka dhënë përgjegjësi penale asnjë zyrtar apo ish zyrtar i BDI-së”.
“Këta prokuror dhe gjykatës të zgjedhur e të emëruar nga BDI, asnjëherë nuk e ngritën zërin e tyre ndaj proceseve të montuara politike ndaj shqiptarëve dhe kurrë nuk i mbrojtën ata siç po i mbrojnë zyrtarët e BDI-së. Janë këto prokuror e gjykatës të BDI, njëjtë si ato të afërt me LSDM tani dhe dikur me OBRM-PDUKM që e mbajnë peng sistemin e drejtësisë dhe pamundësojnë reforma në sistemin e drejtësisë. Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA e ripërsërit qëndrimin se detyrimi për ridefinimin e sistemit të drejtësisë është çështja më urgjente në vendin tonë. Ne si koalicion kemi nisur një letër ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE për dërgimin e një misioni të BE-së, që do ta reformojë sistemin e drejtësisë dhe që do të merret veçmas me rastet e montuar politike, për të cilën vlerësojmë se është bërë domosdoshmëri për perspektivën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagimin e ASH-së dhe AAA.
Ata kërkojnë nga faktori ndërkombëtar që ta marrë seriozisht kërkesën e tyre për të ndihmuar në reformimin e drejtësisë, në të kundërtën thonë se Maqedonia e Veriut do të rrëshqet drejt modelit të Bjellorusisë./telegrafi
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist