Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa reagojnë me rastin e ngjarjeve të sotme për protestën për “Monstra”.
Nga Koalicioni thotë se policia parandaloi të drejtën për të protestuar.
“Në ditën kur ishte paralajmëruar të mbahet protesta paqësore kundër vendimin për rastin e montuar politik “Monstra”, policia e Oliver Spasovskit ishte kujdesur që ta pengojë këtë protestë dhe madje, me ndalimin e marshit protestues, të provokojë incidente me përmasa të paparashikueshme. Përkundër kërkesës së organizatorëve, familjarëve të dënuar në rastin “Mostra”, të cilët e kishin njoftuar qysh më herët Ministrinë e Punëve të Brendshme për organizimin e protestës, policia – me forca të mëdha të autoblindave dhe njësive speciale, nuk e liroi rrugën dhe i pengoi protestuesit që të arrijnë në destinacionin e tyre.
Siç e dimë, kudo në botë janë protestuesit ata që e caktojnë se ku duan të protestojnë dhe në secilin vend demokratik të botës, ata përveçse njoftimin e policisë, nuk kanë asnjë detyrim tjetër”, thonë nga Koalicioni.
Nga atje theksojnë se për koalicionin Aleanca për Shqiptarët & Alternativa, skena e sotme e kufizimit të së drejtës për protestë është edhe një dëshmi se pas përfundimit të regjimit Gruevski-Ahmeti, në horizont po duket regjimi i ri Zaev-Ahmeti.
“Ashtu si banda e Gruevskit dikur, po ashtu sot, policia në vend se të jetë në mbrojtje të qytetarëve, ajo i pengoi qytetarët në shprehjen e mendimit të lirë dhe të drejtës për të protestuar në mënyrë paqësore. Kjo dukuri quhet diktaturë. As më pak e as më shumë. Këso skena shohim sot vetëm në Bjellorusi, Venezuelë e në Rusi. Se a flet kjo për aleanca të reja të këtij regjimi apo është thjesht trajnim muskujsh në kurriz të shqiptarëve, këtë duhet ta shpjegojnë ata që e përdorin policinë e popullit kundër popullit.
Sidoqoftë, deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët & Alternativa ishin aty sot për ta mbështetur protestën, pas asnjë pretendim tjetër. Madje, ashtu siç e pamë të gjithë, ata ndihmuan në qetësimin e masës, duke qenë pranë popullit dhe me të drejtën e popullit”, thuhet në reagim.
ASH & AAA: Ndalimi i protestës është tipari i parë i diktaturës
Në ditën kur ishte paralajmëruar të mbahet protesta…
Posted by Aleanca për Shqiptarët on Friday, February 26, 2021
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...