Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka parashtruar në Gjykatën Kushtetuese, nismë për vlerësim të ligjshmërisë së vendimit të Qeverisë, me të cilin lirohen qytetarët serb nga pagesa rrugore.
Avokati i opozitës shqiptare, Abidin Abduli ka deklaruar se vendimi është në kundërshtim me ligjin për pagesë rrugore dhe njëkohësisht i vendosë në pozitë të pabarabartë qytetarët e vendit, por edhe qytetarët e huaj të vendeve fqinje që tranzitojnë përmes Maqedonisë së Veriut.
“Vlerësojmë si parti politike se ky vendim i Qeverisë është anti Ligjor për shkak se në Ligjin për rrugë publike taksativisht shkruhet se cilat veturat janë të liruara nga pagesa rrugore. Andaj vlerësojmë se çdo vendim i Qeverisë duhet të jetë në përputhshmëri me Ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
“Nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese nuk na ka dhënë përgjigje, por ne si parti politike duhet ta ngremë zërin kundër çdo padrejtësie, çdo vendimi gjyqësor, ç’do vendimi të Qeverisë i cili nuk është në përputhshmëri me ligjet e këtij vendi”, deklaroi Abidin Abduli, Avokat ASH-AAA./Telegrafi/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...