Google ADS

ASH-AAA: Deklarata e Presidentit-skandaloze

15:55 | 30 Prill 2021
V. S.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa i cilëson si skandaloze deklaratat e presidentit Stevo Pendarovski.

“Mendoj se është skandal për arsye se z.Pendarovski duhej të kërkojë që prapa grilave të jenë edhe ata që organizuan ngjarjet e 27 Prillit të vitit 2017. Pendarovski nuk kishte asnjë deklaratë lidhur me rigjykimin e rastit “Monstra”, kur më herët kishim deklaratë të kryeministrit Zaev se njerëz të pafajshëm janë në burgje”, tha Bujare Abazi nga koalicioni ASH-AAA. /KlanMacedonia/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme