Aleanca për Shqiptarët ka reaguar me anë të një komunikate, se 4 muaj pas tragjedisë në spitalin e Tetovës ku u dogjën të gjallë 14 pacientë, ende nuk ka një përgjegjës.
Aleanca për Shqiptarët akuzon drejtpërdrejt pushtetin aktual se po fsheh të vërtetën për këtë tragjedi dhe madje po tallet me familjarët e viktimave.
Reagimi i plotë i ASH-së:
Katër muaj pas tragjedisë në Tetovë ende askush nuk mban përgjegjësi për 14 qytetarët që u dogjën të gjallë.
Regjimi aktual që në ditët e para pas tragjedisë filloi fshehjen e së vërtetës, gjurmëve të krimit dhe u tall me familjarët e viktimave duke deponuar dhe pastaj refuzuar dorëheqjet.
Për të qenë ironia edhe më e madhe, ministri dhe zëvendësministri i shëndetësisë, nuk u shkarkuan kur u dogjën të gjallë 14 qytetarë të Tetovës, por kur duhej të bëhen pazaret politike për të mbijetuar regjimi. Kjo vetëm se konfirmon atë që ne kemi paralajmëruar në vazhdimësi, se pushteti i regjimit hibrid është më i rëndësishëm sesa jeta e qytetarëve./alsat.mk/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...