Asaf Ademi ia dorëzoi postin e ministrit të Kulturës Hysni Ismailit

13:58 | 28 Qershor 2019
Arbresh.info

Në hapësirat e Ministrisë së Kulturës sot u bë pranim-dorëzimi i detyrës ministër i Kulturës, ndërmjet ministrit të deritanishëm, Asaf Ademi, dhe ministrit të sapoemëruar, Hysni Ismaili.

“Ministri i deritanishëm i uroi mirëseardhje të përzemërt ministrit të sapozgjedhur, Ismaili, dhe i uroi suksese në tejkalimin e sfidave lidhur me realizimin e projekteve aktuale dhe të ardhshme të Ministrisë së Kulturës. Ministri i sapoemëruar, Ismaili, premtoi se do të vazhdojë ta zbatojë programin e Qeverisë duke u angazhuar në zbatimin e projekteve në fushën e kulturës që janë në interes të të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, njofton portabl.mk.

Ministri i ri, Hysni Ismaili, e mori funksionin nga Asaf Ademi, i cili ishte ministër i Kulturës nga qershori i vitit 2018.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme