Artan Grubi i BDI-së ka shkruar në facebook se qytetarët më 11 dhjetor 2016 kishin vendosur që kryeministër të jetë Nikolla Gruevski, por BDI e bëri kryeministër Zoran Zaevin.
Ai gjithashtu ka shkruar se idenë për kryeministrin shqiptar e kishin paraparë të shpalosin në javën e fundit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e anuluara të 12 prillit, por u suspendua si pasojë e CoVid – 19.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Grubit:
Dy çështje:
1. Zgjedhja e Presidentit dhe zgjedhja e Kryeministrit
Presidenti zgjedhet në zgjedhje të drejtpërdrejta me shumicë të votave të qytetarëve, ndërsa kryeministri, por edhe kryeparlamentari, zgjedhet me shumicë absolute në Kuvend prej sëpaku 61 deputetëve si rezultat i marrëveshjeve të koalicioneve midis partive parlamentare.
Rrjedhimisht, sa për ilustrim, sipas logjikës së sotme të dy partive maqedonase, qytetarët më 11 dhjetor 2016 kishin vendosur që kryeministër të jetë Nikolla Gruevski, por BDI e bëri Kryeministër Zoran Zaevin dhe këtë e di bota mbarë. Dhe të gjithë e dijnë se kushtet tona themelore kanë qenë barazia gjuhësore, ndryshimi i emrit, NATO dhe BE.
Edhe Talat Xhaferri si kryeparlamentar u zgjodh si rezultat i marrëveshjes së koalicionit. Edhe të gjitha të tjerat u realizuan si rezultat i marrëveshjes së koalicionit.
2. Pse tash e jo në mars ose më herët?
Çdo gjë ndodh në kohën e vet. Z. Ahmeti e ka paralajmëruar këtë që më 17 dhjetor të vitit 2009 në Shkup bashkë edhe me pozitat tjera. Dhe në proces e sipër i kemi realizuar të tjerat, duke rrënuar një pas një çdo shtyllë të monoetnicitetit, supremacisë maqedonase dhe eksluzivitetit maqedonas.
Kjo temë ishte paraparë të prezantohet në javën e fundit të fushatës tonë zgjedhore për zgjedhjet e anuluara të 12 prillit, sipas planit të fushatës e cila u suspendua si pasojë e CoVid – 19. Tash, në vigjilje të zgjedhjeve në gjysmën e parë të korrikut, e prezantuam me herët që qytetarët të përcaktohen me kohë dhe të bëhet debati i mjaftueshëm.
P.S. Është shumë e thjeshtë dhe s’ka hapësirë për akrobacione politike dhe gjimnastikë gjuhësore e as për panik: A do të votoni për Zoranin, Hristijanin a po shqiptarin?
Panik JO, kryeministër PO!
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...