BDI ka vazhduar me konsultime brendapartiake që kur u njoftua nga opozita se kanë siguruar shumicë në Kuvend.
Sekretari organizativ Artan Grubi ka bërë të ditur se ka realizuar konsultime me liderin Ali Ahmeti duke shtuar se vendit i duhet stabilitet për të vazhduar rruga evropiane dhe realizimi i projekteve si korridori 8-autostrada nga Bllaca deri në Qafë Thanë e hekurudha deri në Durrës.
Postimi i plotë i zv.kryeministri Grubi në Facebook
Live nga konsultimet me Kryetarin Ali Ahmeti.
E pyeta: Ç’bon? Më tha qe, po pi duhon!
Vendi ka nevojë për stabilitet, siguri, qëndrueshmëri, parashikueshmëri si dhe vazhdueshmëri të rrugës europiane dhe reformuese, korridorin 8 me autostradë nga Bllaca deri në Qafë Thanë, gasifikim, dixhitalizim, hekurudhë deri në Durrës, menaxhim të mbeturinave, rregullim të ujërave, malin Sharr park kombëtar, vende të reja të punës, zhvillim ekonomik, dhe realizim të pritshmërive të qytetarëve në përgjithësi.
Shërbimi publik është bekim, ti shërbesh qytetarit është nderë dhe përgjegjësi.
Çfarë trashëgimie do ti lëmë qytetarëve dhe fëmijëve tanë, cilat gjurmë do ti lëmë pas nesh, çka do të flitet për ne pasi që ne të largohemi, këto janë pyetjet për të cilat duhet ta dijmë përgjigjen para se ta nisim shërbimin publik.
Prandaj, në çdo proces, por më së shumti në jetë,nuk duhet menduar fillimi, por fundi.
Bashkë përgjithmonë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...