Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, Artan Grubi në një intervistë për Express Intervista në televizionin Koha ka folur mbi apelin dhe rëndësinë e madhe që ka procesi i Regjistrimit në Maqedoninë e Veriut si dhe Ligjin e miratuar në Parlament me të cilin ndalohet keqpërdorimi gjatë procesit të Regjistrimit.
“Pikërisht mësimet që morëm nga gabimi në vitin 2011 u përpoqëm të miratojmë ligjin bashkë me të gjithë që ndalonte keqpërdorimin, me këtë ligj lejohet Regjistrimi dhe i diasporës që kemi filluar dhe të gjitha vendimet me Regjistrimin deri në aktin përfundimtarë duhet të nënskruhen dhe nga zëvendësdrejtori që është shqiptarë e me këtë kemi instaluar vendimarjen për të mundësuar Regjistrimin përmes mundësisë të regjistrohen edhe ata që janë resident e që jetojnë në diasporë, pra kemi vendosur instrumente shtesë”, thekson kështu Grubi.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...