Maqedonia e Veriut ka bërë hapa të mëdha kundrejt Brukselit andaj dhe meriton të marrë datën nga Bashkimi Evropian.
Në të kundërtën do të ishte shumë demotivuese për shtetet që po mundohen të bëjnë të njëjtat reforma që t’u jepet dritë jeshile për në BE. Kështu mendojnë ekspertët e euro-integrimeve, transmeton portalb.mk.
Mes 17 dhe 18 tetorit do të dihet nëse Maqedonia e Veriut do të marrë ose jo datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Pas rekomandimit të Komisioni Evropian për fillim të negociatave në qershor, ngelet që të gjithë shtetet anëtare të BE-së të bien dakord unanimisht për fillimin e negociatave.
Në vigjilie të shpalljes së datës udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE) përmes një letre kanë kërkuar nga vendet anëtare kontribut në hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe në BE.
Lupço Petkovski nga Eurothink thotë se është optimist për marrjen e datës dhe se është e domosdoshme që Maqedonia e Veriut t’i plotësojë kushtet e nevojshme për anëtarësim në BE.
“Unë mendoj se do të marrim datë, por në politikën evropiane shumë punë janë të pasigurta, kështu që unë them po, por jam i rezervuar, duhet të gjendet një zgjidhje sa më parë ose sa më shpejtë të ketë kushte për anëtarësim”, thotë Petkovski.
Nga ana tjetër, Ardita Abazi nga Institucioni për Politika Evropiane (EPI) thotë se dy vite Maqedonia e Veriut ka punuar shumë për të tejkaluar pengesat për anëtarësim ne BE dhe se gjasat janë të mëdha për marrjen e datës tani në tetor.
“Ka gjasa të mëdha që Maqedonia e Veriut më në fund të merr dritë të gjelbër për t’i hapur negociatat për anëtarësim. Një gjë është e sigurtë, Maqedonia e Veriut këto dy vite punoi shumë për të tejkaluar pengesat për anëtarësim në BE. Më të dukshme janë sakrificat në plan të jashtëm e veçanërisht marrëveshja e Prespës. Në plan të brendshëm gjithashtu kemi disa suksese siç janë përgjegjësia për sulmet në parlament, vendimet gjyqësore për kundër Gruevskit, Jankullovskës e ca figurave tjera politike, si te konfiskimi më i madh i pronës, 17 milion euro nga autoritetet. Për ketë fazë të procesit të integrimit, Maqedonia e Veriut bëri mjaftueshëm”, thotë Abazi.
Marrëveshja e Prespës shihet si njëra nga reformat më të mëdha që i garanton vendit marrjen e datës. Petkovski thotë se nëse RMV-ja nuk merr datë, do të ishte e dëmshme për vendet e regjionit që pretendojnë të njëjtën si Maqedonia e Veriut.
“Unë mendoj se meriton, ka bërë hapa të mëdha, si Marrëveshja e Prespës. Sigurisht që meritojmë më shumë, do të ishte e dëmshme si për regjionin edhe për ne, për gjithçka që është bërë deri më sot. Çfarë mesazhi do t’u dërgonte kjo shteteve tjera që presin njësoj kompromise të njëjta të mëdha, si Serbia për shembull”, thotë Petkovski.
Optimizmi për marrjen e datës u rrit edhe më shumë pas vendimit të Bundestagut më 26 shtator për nisjen e negociatave të RMV-së për anëtarësim në BE.
“Vendimi i Bundestagut si dhe mesazhi pozitiv nga ambasadori i Francës Timonie shkojnë në favor të një vendimi pozitiv. Edhe pse ka një bindje, se nëse Franca dhe Gjermania nuk kundërshtojnë, edhe Holanda do të ndjekë. Por nuk duhet t’i nënçmojmë rezervimet e Holandës”, tha Abazi.
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?
Edi dyshon: Kur vjen motra me të thanë për babë nuk është mi...
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë prote...
Sam Altman i OpenAI pjesë e qeverisë së San Franciskos
Rizvanolli njofton se po shqyrtohet mundësia për prodhimin e...
Përse qentë na lëpijnë? Ndoshta diçka dëshirojnë të na thonë