Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski në konferencën e sotme për shtyp tha se në mënyrë intensive vazhdojnë përgatitjet për regjistrimin në terren që do të zbatohet sivjet.
“Regjistrimi në shtator do të zbatohet sipas standardeve më të larta statistikore”, tha Arsovski.
Ai shtoi se Qeveria është e bindur se qytetarët e kuptojnë rëndësinë e këtij operacioni, posaçërisht kur ka ligj modern dhe metodologji që garantojnë se numërimi i popullatës do të zbatohet sipas standardeve më të larta.
Arsovski po ashtu tha se konkursi për pranimin e regjistruesve do të publikohet më 20 korrik dh do të zgjasë më 5 gusht./telegrafi
Mbi 2 milionë e 100 mijë përdorues të telefonisë mobile në K...
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën
Sot festa e Krishtlindjes, imzot Dodaj: Të edukojmë brezat e...
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi