Në konferencë për shtyp, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsoski tha “ditë e re, skandal i ri. Sheqerinska është e përfshirë edhe në një tender të dyshimtë, ku ka dyshime se kа përvetësuar buxhetin për mbi 250 mijë euro”.
“Sheqerinska si ministre e Mbrojtjes, në Ministrinë e Mbrojtjes përmes furnizimit publik ka blerë dy makina të rënda për nevojat e ARM-së në vlerë prej 464.583 euro, përkatësisht një prej këtyre makinave ka kushtuar 232.426 euro. Makiant janë marrë nga një kompani serbe ‘Korkovado’ dhe bëhet fjalë për prodhim kinez”, thotë Arsovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se e njëjta makinë nga e njëjta kompani është shitur për 108.000 euro përkatësisht gjysma e shumës që Ministria e Shëndetësisë i ka paguar.
“Do të thotë që një makinë grejder modeli GR 1605 në Serbi kushton 108.000 euro, ndërsa Sheqerinska në Maqedoni e blen për 232.426 euro. Me këtë Sheqerinska ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Maqedonisë për mbi 250 mijë euro”, tha Arovski duke pyetur Sheqerinskën ku kanë përfunduar këto para ndërsa Prokuroria publike duhet të hetojë këtë rast.
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës