Arsovski: Lirimi i Katica Janevës është teatër, nuk ka xhaketë që e mbulon këtë turp

13:30 | 20 Nëntor 2019
A. B.

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski, sot në konferencë për shtyp e ka kritikuar Prokurorinë për lëshimin e Janevës në arrest shtëpiak.

Ai thotë se gjithë ajo që ndodhi mbrëmë është teatër me skenar të përgatitur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk ka xhaketë që do të mund ta mbulojë turpin e gjyqësorit “kacarska” dhe prokurorisë “ruskovska”. Së pari mohuan se ekziston rasti, më pas mohuan se ka përfshirje të politikanëve, e më pas u vërtetua se ka pasur zhvatje dhe se kanë qenë të përfshirë politikanë dhe PSP-ja. Me vetëdije lejuan që Katica Janeva së pari t’i formatojë kompjutorët, më pas ta humbë celularin dhe të shkojë në plazh”, tha Arsovski.

Ai shtoi se Zoran Zaev në takimin e liderëve para disa muajve ka paralajmëruar se duhet të lirohet nga paraburgimi Katica Janeva, ndërsa më pas këtë sipas tij, e ka mohuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme