Google ADS

Arsovski: Janë punësuar mbi 28.000 anëtar partiak në administratë shtetërore

17:43 | 2 Mars 2019
Arbresh.info

Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski tha se “epidemia e nepotizmin që kapi LSDM-në vjen në mënyr të drejtpërdrejtë nga kryetari i saj, Zoran Zaev”.

“I njëjti Zoran Zaev i cili premtonte administratë profesionale, i njëjti Zoran Zaev q akuzonte për partizim në kohën e OBRM-PDUKM-së, tani konfirmon se nëpërmjet LSDM që kur ka ardhur në pushtet janë punësuar mbi 28.000 anëtar partiak”, thotë Arsovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Paramendoni, shton ai, njeriu që akuzonte për partizimin e administratës, në të njëjtën administratë ka partizuar mbi 28.000 anëtarë nga radhët e LSDM.

“Maskat e Zaev dhe LSDM ranë. Kjo është fytyra e vërtetë e Zoran Zaev dhe e LSDM-së. Zoran Zaev është njeriu që në mënyrë deklarative angazhohet për gjithçka dhe gjithfarë, premtonte gjithçka dhe gjithfarë, dhe në fund doli që gënjeu për gjithçka”, tha Arsovski.

Ai thotë se qytetarët e humbën besimin te LSDM ndërsa këto zgjedhje janë mundësi e shkëlqyer për disfatën e dytë të Stevo Pendarovskit dhe LSDM-së. LSDM, sipas Arsovskit, duhet të humbas në këto zgjedhje për t’u parandaluar kjo kjo budallaki.

 

Të ngjashme