Arsovska dhe Shilegov në balotazh për Shkupin

12:04 | 18 Tetor 2021
V. S.

Sipas rezultateve të publikuara në ueb-faqen e KSHZ-së, për Kryebashkiak të Shkupit janë përpunuar 82.67% e votave.

Kandidatja e pavarur që mbështetet nga VMRO-DPMNE, Danela Arsovska ka fituar 70.012 vota, derisa kandidati I LSDM-së, Petre Shilegov 65.867.

Të dy do të përballen në rrethin e dytë të zgjehdjeve lokale më 31 Tetor.

Në Shkup kanë votuar 188.297 qytetarë, kurse 13.759 fletëvotime kanë qenë të pavlefshme./KlanMacedonia/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme