Burime brendapartiake nga Lëvizja Besa konfirmojnë për TV21 se tashmë, pas negociatave të stërzgjatura, është arritur një marrëveshje mes kryeministrit Zaev dhe Lëvizjes Besa të Bilall Kasamit.
Zaev ka pranuar dy amendamentet e Besës. Te Ligji kushtetues nuk do të radhiten përcaktimet e shtetësisë. Gjithashtu te pesë ligjet ku duhet të shënohet shtetësia, do të jetë Maqedonase/qytetar i Maqedonisë së Veriut.
Për këtë pjesë do të ketë edhe marrëveshje me shkrim ku do të definohen afatet e implementimit.
Ndërkaq tek Ligji për letërnjoftimet do të përfshihet edhe përkatësia etnike
Kjo do të thotë se me dy votat e Besës ndryshimet kushtetuese që parashikon Marrëveshja e Prespës do të kalojnë në kuvend.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...