Arrestohet Toni Trajkovski, personi që tërhoqi zvarrë Selën

11:07 | 4 Maj 2017
Arbresh.info

Është arrestuar mbrëmë në Kumanovë Toni Trajkovski. Arrestimi i tij është bërë nga inspektorë civil shqiptarë, ndërsa prangat i janë vënë në hyrje të një restoranti në këtë qytet.

Rreth orës 21, Trajkovski është parë duke u futur në një restorant në qytet, ku edhe është ndeshur me inspektorët shqiptarë.

Raportohet se punonjësit shqiptarë në Sektorin e Punëve të Brendshme në Kumanovë ka dy ditë që kanë identifikuar Trajkovskin si njërin nga katër personat që kanë rrahur rëndë deputetin Ziadin Sela, megjithëse i njëjti nuk ishte i kapshëm për arrestim.

Megjithatë, përkundër identifikimit të sigurt, punonjës maqedonas të stacionit policor në Kumanovë janë munduar që ta vënë në dyshim pjesëmarrjen e Trajkovskit në sulmin ndaj Selës. Nga ana tjetër, siç thonë zyrtarë të policisë, këmbëngulës kanë qenë policët shqiptarë, të cilët nuk kanë lejuar lirimin e Trajkovskit, ndërsa të njëjtin e kanë mbyllur në paraburgim 24 orësh, derisa sot pritet ta nisin drejt Shkupit.

Toni Trajkovski është i njohur si mbështetës i flaktë i VMRO-DPMNE-së.

auto_04kuman1493885326-650x358

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme