MPB në Maqedoni të Veriut njofton se mbrëmjen e djeshme në Qendër të Shkupit është arrestuar një shpërndarës i kokainës.
Nga MPB thonë se gjatë bastisjeve në ambientet ku jetonte 34-vjeçari është gjetur heroinë dhe një peshore.
“Me datë 23.01.2023 në ora 21:20, zyrtarë policorë nga Njësia për tregti ilegale në SPB-Shkup kanë privuar nga liria A.N.(34) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në banesën ku ai po qëndronte në zonën e Qendrës, të kryer me urdhër të gjykatës, u gjet dhe u konfiskua heroinë dhe një peshore. Ai është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...