Google ADS

Arrestohet personi që kishte kërcënuar Vuçiqin

07:55 | 6 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Policia serbe ka arrestuar një person i cili nëpërmjet një postimi në Twitter kishte kërcënuar me vdekje presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Djuro Trkulja nga Novi Sad është arrestuar mbrëmë nga policia serbe pasi në Tëwtter kishte kërcënuar me vdekje presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe paralajmëroi rrëmbimin e anëtarëve të familjes së tij.

Mediat serbe raportojnë se Trkulja është arrestuar nga policia, pas publikimeve në profilin e tij,

Jo zyrtarisht, mediat serbe kanë mësuar se bëhet fjalë për profilin @AgentStrani, përdoruesi i së cilit ka shkruar se: “Fundi i Vuçiqit është afër, dhe askush nuk mund ta ndal”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme