Arrestohet një shtetas turk në Beograd, dyshohet se dhunoi një 70-vjeçare

15:49 | 3 Janar 2025
R J

Policia në Serbi ka arrestuar një shtetas turk nën dyshimin se mbrëmë rreth orës 20.00 ka përdhunuar një grua 70-vjeçare në lagjen Ledine të Beogradit, raporton N1, transmeton Klan Kosova.

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, atij i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë.

Mediat raportojnë se i dyshuari hyri në shtëpinë e të moshuarës dhe më pas e sulmoi.

Të ngjashme