Google ADS

Arrestohet një shtetas serb i kërkuar nga Interpol në Maqedoninë e Veriut

11:36 | 28 Nëntor 2019
Arbresh.info

Në vendkalimin kufitar ‘Bllace e Poshtme’ është arrestuar një person i cili ka dashur të hyjë në Maqedoni, kurse ndaj tij është lëshuar fletarrest ndërkombëtar.

“Më 27.11.2019 në orën 11:30 në vendkalimin kufitar Bllacë të Poshtme, në hyrje të RMV, gjatë kontrollit të A.O nga Serbia, është konstatuar se kërkohet nga Interpoli”, thuhet në njoftimin e MPB-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai është arrestuar dhe është bartur te stacioni policor në Çair për procedurë të mëtejshme.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme