Gjatë kontrollit të një kamioni të drejtuar nga një shtetas bullgar afër fshatit Sushicë të Strumicës, dje policia zbuloi dhe sekuestroi 2.000 kuti cigaresh.
Shtetasi bullgar G.S.K. (45) dje rreth orës 20:00 u mbajt në stacionin e policisë Strumicë, me dyshimin se kishte kryer vepër penale “kontrabandë” sipas nenit 278 të Kodit Penal.
“Në autostradën afër fshatit Sushicë të Strumicës, policia nga SPB Strumicë inspektuan një kamion “Volvo”, të drejtuar nga G.S.K., dhe gjetën dhe sekuestruan 2.000 kuti cigaresh.
Ngjarja është raportuar në prokurorin publik, dhe pasi rasti të dokumentohet plotësisht, kundër tij do të ngrihet një akuzë e përshtatshme”, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...