Google ADS

Arrestohet një person në Ferizaj i kërkuar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut

21:03 | 17 Mars 2024
R J

Me datën 17.03.2024 rreth orës 11:50 policët e stacionit në Ferizaj kanë pranuar një informacion se në Ferizaj në një lokacion,  po qendronte për disa ditë një person i paidentifikuar. Menjëherë hetuesit policorë kanë shkuar në vendin ku dyshohej se po qëndronte personi i panjohur dhe e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Pasi është intervistuar nga hetuesit policorë dhe është verifikuar përmes autoriteteve ndërlidhëse ka rezultuar se personi G.M, mashkull, i moshës 43 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut ishte i kërkuar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për veprat penale:  ” Mashtrimi” dhe Falsifikimi i dokumenteve. ”  me dënim burgimi: katër (4) vjet e nëntë (9) muaj.

Pas kompletimit të dokomuntacionit të nevojshëm janë njoftuar edhe Departamenti Kufirit i Policisë së Republikës së Kosovës për procedura tjera hetimore për kalimin ilegal të kufirit, deri në një vendim tjetër të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore për dorëzimin e tij autoriteteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut./Arbresh.info/

Të ngjashme