Google ADS

Arrestohet një burrë në Bullgari për aksidentin tragjik

12:45 | 25 Nëntor 2021
A. B.

Nëpunësit e Drejtorisë gjenerale për luftë kundër krimit të organizuar pas marrjes së sinjalit, kanë arrestuar një mashkull nga Sofja në lidhje me aksidentin tragjik të autobusit në Bullgari, në të cilën kanë humbur jetën 45 persona, ndërkaq janë lënduar 7 të tjerë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme në Bullgari.

Burri, në Facebook ka publikuar komente që lidhen me incidentin, jashtë normave morale dhe etike, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Materialet janë denoncuar në Prokurorinë e qarkut në Sofje për veprën penale në bazë të nenit 462 të Kodit Penal – shpërndarje të urrejtjes në baza nacionaliste nëpërmjet sistemit elektronik./TV21

Të ngjashme