Policia në Mal të Zi e ka arrestuar shtetasin polak, Roman Zimian, në Podgoricë, i cili dyshohet për mashtrim multimilionësh.
Polonia dhe Koreja e Jugut kanë lëshuar fletarrestim ndërkombëtar për të.
Pas shumë muajsh kërkime, pjesëtarë të Sektorit kundër Krimit – FAST, e kanë ndaluar 51-vjeçarin, ka thënë Administrata Policore e Malit të Zi, më 18 gusht.
Ka dyshime që Zimian, bashkë me partnerin e tij biznesor, Stefan Morgenstern, kanë dëmtuar një mori njerëzish në Poloni dhe Korenë e Jugut, në total prej rreth 21 milionë dollarëve amerikanë.
Ai është njëri prej themeluesve dhe pronarëve të fondit “Future net”, i cili është marrë me valuta digjitale, është thënë në njoftimin e autoriteteve.
FutureNet është drejtuar prej Roman Zimianit (Roman Kazimierz Ziemian) dhe Stefan Morgensternit.
Platforma me bazë në Poloni është hapur më 2014, ndërsa Roman dhe Stefan më vonë e kanë hapur një platformë të re – FutureAdPRO dhe e kanë krijuar një valutë të re digjitale, FuturoCoin.
Sipas njoftimit policor, ai dyshohet për kryerje të krimeve ekonomike, për mashtrim të gjerë, pastrim parash, vjedhje, si dhe shkelje të ligjit, për çka do të mund të dënohet me burgim të përjetshëm në Korenë e Jugut.
Sipas policisë, partneri i tij, Stefan Morgenstern, “është arrestuar në Greqi edhe më pas në Shqipëri”, derisa Roman Zimian është arrestuar në Itali më 2022, prej ku ka ikur prej arrestit shtëpiak.
Autoritetet në Podgoricë kanë thënë se e kanë arrestuar atë në një ndërtesë të re banimi, ku ka qenë duke u fshehur me identitet të rremë.
Autoritetet kanë konfiskuar edhe pajisje teknike me të cilat besohet se janë kryer krimet.
Autoritetet në Podgoricë patën arrestuar në mars edhe një tjetër të kërkuar ndërkombëtarisht për mashtrime me kriptovaluta, Do Kwon.
Ai kërkohet prej Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.
Ai dhe partneri i tij biznesor, Chang Joon, kanë përdorur pasaporta të rreme dhe kanë tentuar të udhëtojnë prej Podgoricës për në Dubai.
Për këtë shkelje, secili prej tyre është dënuar me katër muaj burgim.
Chang Jun, i cili është kërkuar vetëm prej Koresë së Jugut, është ekstraduar në atë shtet, derisa Do Këon, është në pritje të ekstradimit.
Ai kërkohet prej Koresë së Jugut dhe SHBA-së për mashtrime me kriptovaluta, në vlerë të 40 miliardë eurove./rel
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Uk...
Murati: Secili që dëshiron mund të heq dorë nga lista përfit...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...