Policia e Malit të Zi e ka arrestuar të enjten një shtetas kosovar me iniciale M.V., nën dyshimin se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.
Gjykata e Lartë në Podgoricë ia ka caktuar atij masën e paraburgimit ekstradues.
Ai kërkohet nga Interpoli përmes UNMIK-ut, për shkak të përfshirjes në një vepër penale, sipas Drejtorisë së Policisë.
Më 25 shtator, policia malazeze e arrestoi një shtetas të Serbisë me inicialet M.V., 61 vjeç, nën dyshimin se kishte kryer të njëjtin krim lufte në vitin 1999.
Pas kësaj, një nga liderët e Frontit Demokratik pro-rus dhe pro-serb të shpërbërë së fundmi, Milan Knezheviq, i bëri thirrje qeverisë teknike të Dritan Abazoviqit që të mos marrë pjesë në arrestimin e serbëve dhe malazezëve të shpërngulur nga Kosova.
“Kjo do ta destabilizojë më shumë situatën tashmë të keqe politike në Mal të Zi,” tha Knezheviq.
Ai u bëri thirrje të gjithë serbëve dhe malazezëve të shpërngulur që ndodhen në Mal të Zi ta kontaktojnë partinë e tij, në mënyrë që t’u ofrohet çdo lloj ndihme dhe mbrojtje.
Knezheviq tha se në bazë të kërkesës së Prishtinës, dy serbë të zhvendosur në Mal të Zi – Zhivko Vuksanoviq dhe Momçilo Bulatoviq – u arrestuan për krime të dyshuara lufte pas dy dekadash e gjysmë.
Ai i vlerësoi arrestimet e këtyre personave si “terror ndaj popullit serb që po tenton të përhapet në Mal të Zi”.
Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara, ndërsa nga viti 2008, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit ishte përgjegjës për hetimet e krimeve të luftës.
Në vitin 2018, ky mision ka dorëzuar dokumente në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore./REL/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...