Policia Kufitare e Kukësit ka njoftuar arrestimin e një shtetasi kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi.
Specialistët e Policisë Kufitare Morinë, bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi të shtetasit kosovar, dhe konkretisht Izet Zmajli, 46 vjeç, banues në fshatin Grejgovc, Kosovë.
Ky shtetas u kap në hyrje të SPK.Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoi shtetas ‘’i shpallur në kërkim ndërkombëtar’’, nga autoritet Sllovene.
Autoritetet Gjyqësore Sllovene me vendim Nr. X K 40462/2014, datë 01.06.2017, e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Slloven, i cili ka për të vuajtur dënimin 5 vjet, e 5 muaj e 19 ditë burgim.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhuron sot libra për mbi 30 b...
Moti në Shqipëri do të jetë me diell dhe mjegull
Nëntë ditë nga zgjedhjet Trump tubim në Manhatan, Harris në ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit