Ish-ministri i Ekonomisë në Maqedoni të Veriut, Kreshnik Bekteshi është shoqëruar për në stacionin policor për t’u intervistuar lidhur me zjarrin në Koçan.
Siç raporton Alsat, ai është në mesin e 23 të dyshuarve për tragjedinë në klubin e natës ku humbën jetën 59 persona e shumë të tjerë u lënduan.
Ndërkohë, Prokurori i shtetit, Ljupço Kocevski ka bërë të ditur se edhe ish-kryetari i komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, aktualisht ndodhet në ndërtesën e Prokurorisë duke dhënë deklaratë.
Ai tha se ekipi i prokurorisë është zgjeruar në 9 prokurorë publikë, të cilët janë duke punuar intensivisht për të siguruar dëshmi për tragjedinë me të cilën u përball Koçani dhe mbarë Maqedonia.
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...