Gjykatësi në procedurë paraprake i ka caktuar paraburgim prej tridhjetë ditëve, drejtorit për siguri dhe kundërzbulim – DSK, Vladimir Atanasovski, për shkak të involvimit në ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.
Paraburgimi i është caktuar me propozim të prokurorisë. Atanasovski mbrëmë është arrestuar dhe është dërguar në dëgjim në Gjykatën Penale.
“Ekziston dyshimi se personi ka kryer vepër penale Shoqërim me qëllim të veprimtarisë armiqësore nga neni 324 paragrafi 1 nga Kodi penal. Prokurori kompetent deri te gjykatësi në procedurë paraprake ka dorëzuar Propozim për përcaktim të masës së paraburgimit, kumtoi PPRM.
Atanasovski është përmendur nga të pandehurit për “27 prillin” Stefan dhe Mihail Mlladenovski dhe nga Zaharie Simovski, si një nga organizatorët e sulmit në Kuvend dhe si porositës i dhunës mbi pjesëtarët e opozitës së atëhershme.
Vladimir Atanasovski ishte emëruat drejtor i DSK në shtator të vitit 2016, pas dorëheqjes së Sasho Mijallkovit. Në vendin e drejtorit në policinë sekrete qëndroi deri në qershor të vitit 2017, pas çka është angazhuar si këshilltar për siguri i liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Atanasovski deri më tani ka qenë i përfshirë me hetimin dhe procedurës gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...