Arrestohet ish-drejtori i DSK-së, i caktohet masa e paraburgimit

20:54 | 20 Nëntor 2018
Arbresh.info

Ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov sot u arrestua me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike për shkak të rrezikut për arratisjen e tij.

Gjyqtari në procedurën paraprake nga Gjykata Themelore Shkup 1, sot pasdite, i ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë.

Mijallkov akuzohet për rastet e PSP-së “Kështjellën dhe Fortesa”, “Trezor”, “Tortura” dhe “Titanik 2”.

Arrestimi i Sasho Mijallkovit u bë disa orë pasi që Nikolla Gruevski publikoi në rrjetin social Facebook se iu është pranuar kërkesa për azil në Hungari.

Më herët për shkak të rrezikut nga arratisja u arrestuan Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme