Google ADS

Arrestohet ambasadori i Malit të Zi në Poloni, Abazoviqi: Nuk ka të paprekshëm

20:47 | 29 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ambasadori i Malit të Zi në Poloni, Budimir Shegrt, është arrestuar sot, ka bërë të ditur zv.kryeministri Dritan Abazoviq përmes një postimi në Twitter.

Shegrt për një kohë ishte edhe ministër i Shëndetësisë në Mal të Zi, ndërkohë që ai sot është marrë në pyetje në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të detyrës.

Ai dyshohet se e dëmtoi buxhetin e shtetit për 10 milion eurove me rastin e shitblerjes së një klinike.

Pas marrjes në pyetje, i është caktuar masa e ndalimit prej 72 orëve, ka njoftuar sajti malazez CDM.

“Nuk ka të paprekshëm! Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë mbetet prioritet! Do të vërtetojmë që shteti është më i fortë se krimi i organizuar”, ka shkruar Abazoviq.

Abazoviqi, pjesë e qeverisë së re të Malit të Zi, ka premtuar luftë të pakompromis të krimit dhe korrupsionit./koha.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme