Ambasadori i Malit të Zi në Poloni, Budimir Shegrt, është arrestuar sot, ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq përmes një postimi në Twitter.
Shegrt për një kohë ishte edhe ministër i Shëndetësisë në Mal të Zi, ndërkohë që ai sot është marrë në pyetje në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të detyrës. Ai dyshohet se e dëmtoi buxhetin e shtetit për 10 milion eurove me rastin e shitblerjes së një klinike.
Pas marrjes në pyetje, i është caktuar masa e ndalimit prej 72 orëve, ka njoftuar sajti malazez CDM.
“Nuk ka të paprekshëm! Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë mbetet prioritet! Do të vërtetojmë që shteti është më i fortë se krimi i organizuar”, ka shkruar Abazoviq.
Abazoviqi, pjesë e qeverisë së re të Malit të Zi, ka premtuar luftë të pakompromis të krimit dhe korrupsionit.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...