MPB njofton se kanë arrestuar 3 persona për shkak të kontrabandë me imigrantë.
Më datë 04.03.2022 rreth orës 20:00 në një rrugë rajonale nga diga Mantovë deri në udhëkryqin për Negotinë, më saktësisht në afërsi të vendit të quajtur “kilometri i 20-të”, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Radovish kanë arrestuar E.G. (33) nga fshati Buçim, Rajoni i Radovishit, O.H. (34) nga Koçani dhe B.J. (38) nga Konçe, i dyshuar për organizimin e transportit të imigrantëve nga Siria dhe vende të tjera.
Personat janë dërguar në Stacionin Policor Radovish, ndërsa automjetet “Volkswagen Tuareg” me targa të Radovishit në pronësi të E.G. dhe veturës “Ford Mondeo” me targa të Koçanit në pronësi të O.H. janë konfiskuar. Gjatë ditës do të bëhet kallëzim penal për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale për “kontrabandë me imigrantë”./Telegrafi/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?