Arrestimet e aktivistëve dhe akuzat kundër Perëndimit janë reagimi i pushtetit të Vuçiqit ndaj protestave masive të qytetarëve që kërkojnë ndalimin e minierave të litiumit.
Disa aktivistë u arrestuan, ndërsa tre, të cilët ishin burgosur, pas presionit publik janë liruar deri në përfundim të procedurës.
Aktivistët kanë paralajmëruar se nuk do të dorëzohen.
“Faktet do t’i vërtetojmë në gjykatë. Ata nuk do të ndalen, por as ne. Nuk do t’ia lëmë këtë vend, këtë natyrë një kompanie private dhe faktit që duan të na marrin tokën, ujin, ajrin dhe të ardhmen” tha aktivisti Ivan Bjelliq.
Shoqëria civile thekson se arrestimet e aktivistëve janë në kundërshtim me garancitë kushtetuese dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe se kjo është një përpjekje për frikësim.
“Arrestimet e aktivistëve janë treguesi më i drejtpërdrejtë i mënyrës se si institucionet i trajtojnë të rinjtë që mendojnë në mënyrë kritike dhe nuk kanë frikë të shprehin lirisht mendimin e tyre, duke i nënçmuar ata publikisht dhe duke rrezikuar kështu sigurinë e tyre” deklaroi Gordana Adamov nga Organizata “Ombrellë e të Rinjve të Serbisë”.
Pas protestave të fundit, tensionet mes autoriteteve dhe aktivistëve mjedisorë janë rritur. Presidenti Vuçiq akuzoi Perëndimin për mbështetjen e protestave, duke shtuar se shërbimet ruse të sigurisë e kishin paralajmëruar atë për trazira masive që synonin një grusht shteti. Megjithatë, organizatorët e protestës e mohojnë këtë.
“Qëllimi ynë nuk është një grushtshteti, por të miratohet një ligj që ndalon nxjerrjen e litiumit. Ne nuk do të ndalemi, sepse nuk kemi besim as në kompani, as në këtë qeveri” tha Nebojsha Petkoviq nga Shoqata “Ne nuk e japim Jadarin”.
Vuçiq njoftoi se do të bisedojë me qytetarët për litiumin, sepse sipas tij, ata nuk janë mjaft të informuar, ndërsa organizatat ekologjike planifikojnë të vazhdojnë luftën kundër projektit, sepse janë të shqetësuara që hapja a një miniere litiumi mund të ketë pasoja të paparashikueshme dhe të pariparueshme për mjedisin./rtk
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare