Dy ish-agjentët e lartë të DSK-së, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski janë arrestuar sonte.Jozyrtarisht raportohet se Grujevski dhe Boshkovski janë arrestuar në Selanik.
MPB deri tani nuk ka konfirmuar këtë informacion dhe nuk jep detaje. Grujevski dhe Boshkovski disa muaj më parë pas vendimit për parabugrimin e tyre ishin arratisur dhe ishin të pakapshëm për organet e rendit.
Arrestimin e Grujevskit dhe Boshkovskit e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të lartë të LSDM-së në profilet e tyre në rrjetet sociale.
Ndaj tyre menjëherë u shpallë edhe fletëarrest ndërkombëtar. Grujovski gjithashtu fshihej me një identitet tjetër, edhe ate të një polici të njësisë speciale.
Goran Grujevski si ish-drejtor i Drejtorisë së Pestë për Siguri dhe Kundër – Zbulim ishte përgjegjës për përgjime masive me urdhër të ish-shefit të tyre Mijallkov.Prokuroria Speciale theksoi se kjo drejtori ka qenë përgjegjëse për monitorim të komunikimeve dhe, sipas Prokorurisë Speciale, ajo ka përgjuar paligjshëm zyrtarë, politikanë, gazetarë, diplomatë të huaj dhe mijëra qytetarë të tjerë nga viti 2008 deri më 2015.
Edhe Boshkovski që ishte i akuzuar për të njëjtën vepër gjithashtu ka qenë në arrati.
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos