Përfaqësuesit e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë dje dhe sot kanë arrestuar katër persona, të cilët janë të dyshuar për vjedhje në marketin që gjendet në rrugën “Kiro Ristevski-Drnc” në Tetovë.
Personat e dyshuar sipas policisë vjedhjen e kanë kryer më 17 qershor, kur me thikë kanë kërcënuar tre të punësuarit dhe kanë marrë 175 mijë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifosvski, tha se janë arrestuar B.Z (20), R.S (19), A.B (20) si dhe një i mitur 17-vjeçar, të gjithë nga Tetova.
Ai shtoi se ndaj katër të arrestuarve nga ana e policisë do të merren masat adekuate.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...