Disa persona janë arrestuar në fshatin Erxhelia me dyshimin e përfshirjes në ryshfet zgjedhor. Sipas Ministrisë së Brendshme (MPB), sot në ora 6:00, oficerët e policisë nga Zyra e Jashtme për çështje kriminale dhe stacioni policor në SPB Sveti Nikollë në bashkëpunim me oficerët e policisë nga SPB Shtip në Byronë e Sigurisë Publike kontrolluan katër persona nga Erxhelia.
Tek personat Z.Z. dhe I.V. janë gjetur 4.000 denarë dhe materiale propagandistike nga partia politike, ndërsa 60.000 denarë janë gjetur te prindërit e tij, me të cilët jeton, tek personi D.V. janë gjetur 3.500 euro dhe materiali propagandistik nga një parti politike, ndërsa tek personi S.I. u gjetën 10.000 denarë dhe materiali propagandistike të një partie politike.
Gjatë kontrollit të një automjeti të parkuar në oborrin e S.I, në pronësi të personit B.T. gjithashtu nga Erxhelia është gjetur një listë prej 20 personash.
Lidhur me listën e gjetur, personi B.T. i cili u morë në pyetje në SPB Shtip kishte ngritur kallëzime penale kundër tij në bazë të nenit 215 të Kodit Penal, pas së cilës ai iu drejtua S.I., dhe ai premtoi se do ta ndihmonte nëse siguronte 20 votues për partinë politike.
Pas konsultimit me PTHP në Sveti Nikollë është dhënë urdhër për arrestimin e personave të përmendur si dhe të shikohet prejardhja e parave./
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit