Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad të Serbisë njoftoi të enjten se 11 persona janë arrestuar në lidhje me shembjen e një strehe në një stacion hekurudhor në fillim të këtij muaji, si pasojë e të cilës vdiqën 15 njerëz.
Streha prej betoni në stacionin e rinovuar rishtazi në qytetin verior të Serbisë u shemb më 1 nëntor, duke i lënë 14 njerëz të vdekur në vend, dhe tre të lënduar.
Të dielën vdiq njëri nga të lënduarit, duke e çuar në 15 numrin e përgjithshëm të të vdekurve.
Zyra e Prokurorit tha në një komunikatë se 11 njerëz u arrestuan për kryerjen e veprave penale kundër sigurisë publike, pas intervistimit të një numri qytetarësh dhe analizimit të incidentit.
Në njoftim u dhanë vetëm inicialet e personave të arrestuar.
Tragjedia në Novi Sad nxiti një valë protestash në Serbi.
Disa ditë pas incidentit, ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës i Serbisë, Goran Vesiq, dha dorëheqje.
Megjithatë, Vesiq tha në një konferencë të jashtëzakonshme për media se nuk e pranon fajin për incidentin, por u dha dorëheqje si “njeri i përgjegjshëm”.
Ndërtesa e stacionit kryesor hekurudhor në Novi Sad ishte rihapur në korrik të vitit 2024, pas tri vjetësh rindërtimi.
Institucioni i hekurudhave serbe tha në ditën e incidentit se streha e betonit që është shembur “nuk është rindërtuar dhe nuk ka qenë pjesë e renovimeve”.
Megjithatë, ekspertët deklarojnë se edhe ajo pjesë ka qenë subjekt i rindërtimit.
Punimet për rindërtim janë kryer nga një konsorcium kinez./rel
Anisa: Gresa më tha masazherk, do t’i kundërpërgjigjem
Bislimi udhëton drejt Polonisë, pritet të zhvillojë takime b...
Lewandowski zbulon se ishte afër bashkimit me Man Utd
“Ishalla veç vazhdon edhe jashtë”, Arioni përmallohet shumë ...
Vrasja e 14-vjeçarit, qytetarë dhe prindër mblidhen para Min...
Kica – Xhelili duartroket fjalimin e vjetor të Osmanit