Në seancën e sotme të 120-të të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, me 62 vota “për” dhe 17 kundër, Armend Arsllani u emërua zv. ministër i ri i shëndetësisë.
Arsllani, i cili vjen nga radhët e BDI-së, është specialist i urologjisë në “Fakultetin e Mjekësisë” në UKM, i cili më parë ka punuar si mjek i mjekësisë së përgjithshme në spitalin e specializuar të Nefrologjisë në Strugë. Ai zëvendëson Asim Musën, i cili dha dorëheqjen pas një skandali ryshfeti.
Duke iu referuar emërimit të Arsllanit, kryeministri Zoran Zaev tha se trajnimi i tij profesional dhe shkencor si specialist në urologji dhe kirurgjinë urologjike është duke vazhduar, ndërsa që prej vitit 2018 është anëtar i Bordit Menaxhues të spitalit të specializuar në Urologji në Strugë.
Zaev theksoi se gjatë karrierës së tij profesionale Arsllani rregullisht ndoqi seminare specialistike dhe mori pjesë në vizita studimore brenda dhe jashtë vendit, duke përfunduar kështu arsimimin e tij. Sipas Zaev, nga punët e tij të lidhura me mjekësi dallohet puna e përkthimit të Udhëzuesit të Shoqatës Evropiane të Urologëve, i cili ka kontribuar në përmirësimin teorik të kësaj fushe./Telegrafi/