Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa dhe ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha në konferencë për shtyp tha se jep dorëheqje nga posti i ministrit.
“Për shkak të cenimit të demokracisë në zgjedhjet lokale, nga një pjesë e këtij pushteti me në krye zëvendëskryeministrin e BDI-së, u cenua e demokracia në vend me metoda manipuluese që vazhdoi edhe gjatë ditës së djeshme që ishte dita më e turpshme për demokracinë e vendi, unë jap dorëheqje nga pozita e ministrit bashkërisht me dy zëvendësministrat”, tha Hoxha.
Ai shtoi se Lëvizja Besa nuk mund të identifikojë veprimin e tyre politik me një partner koalicioni i cili përdor çdo veprim jodemokratik me qëllim që të qëndrojë në pushtet.
“Nëse në vitin 2016 u rrëzua një regjim ndërsa një pjesë tjetër e regjimit nuk u rrëzua, por iu dha mundësia të reformohet, sot pas 5 viteve u dëshmua se ata jo vetëm që nuk janë reformuar por kanë perfeksionuar metodat e tyre të një regjimi klasik”, tha Hoxha./Telegrafi/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist