Google ADS

Arifi: E nënshkrova kontratën për kapjen e qenve endacakë, nga nesër fillon implementimi

22:31 | 21 Prill 2022
L G

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë të ditur se e ka nënshkruar kontratën për kapjen e qenve endacakë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo që nga nesër do të fillojë të implementohet.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe intervenimit në hapësira publike në vend si dhe rolin thelbësor që ka siguria e çdo qytetari, sot u nënshkrua kontrata për largimin e qenve endacak”

“Qëllimi i kontratës në bashkëpunim, është përmirësimi i cilësisë së jetesës sociale, hapësirave publike si dhe qasjes sa më të lehtë në hapësira kolektive për të gjithë qytetarët përmes mobilizimit të komunitetit në nivel komunal. Kërkoj durimin e qytetarëve dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, deri në eleminimin e këtij problemi në tërësi”,ka shkruar Arifi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme