Ardita Sinani zgjedhet kryetare e Preshevës

19:15 | 10 Maj 2021
Arbresh.info

Ardita Sinani është zgjedhur sot kryetare e komunës së Preshevës.

Zgjdhja e saj në krye të komunës erdhi pasi partitë shqiptare atje arritën koalicion, duke lënë kështu në opozitë Alternativën e kryetarit të deritanishëm, Shqiprim Arifi.

Njoftimi i bërë nga Shaip Kamberi (pa ndërhyrje):

“Uroj Arditën për zgjedhjen e sajë në krye të Komunës së Preshevës duke e uruar të qeverisë drejtë, dinjitetshëm dhe të jetë në krye të detyrës për një Preshevë të re.

Uroj poashtu partnerët e koalicionit, z. Ragmi Mustafa për pozitën e zv/kryetarit të komunës e z. Sami Salihu për pozitën e kryetarit të Kuvendit komunal.

Presheva iu kthye Preshevës.

Prandaj, uroj gjithë këshilltarët e kuvendit komunal për pjekurinë politike të treguar sot.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme