Ardita Sinani kryetare e Komunës së Preshevës

18:45 | 10 Mars 2017
Arbresh.info

Pas dorëheqjes së Shqiperim Arifit nga kreu i Komunës së Preshevës, e para e kësaj komune është zgjedhur Ardita Sinani.

Sinani u zgjodh nga Kuvendi i Komunës së Preshevës, ku të pranishëm ishin 22 këshilltarë komunalë.

Ardita Sinani vie nga Partisë për Veprim Demokratik, ndërsa shkollimin universitar e ka përfunduar në Prishtinë, për një kohë ka punuar në kabinetin e ish kryetarit të kësaj komune Riza Halimi, ndërsa ishte edhe mësimdhënëse e Informatikës.

Sinani është kryetarja e parë femër e një komune nga Lugina e Preshevës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme